Tifozët e Liverpoolit i dalin në krah Xherdan Shaqirit - Bota Sot
Tifozët e Liverpoolit i dalin në krah Xherdan Shaqirit

Futboll

Tifozët e Liverpoolit i dalin në krah Xherdan Shaqirit

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 22:58
Xherdan Shaqiri

Ndonëse Xherdan Shaqiri nuk gëzon besimin e trajnerit Jurgen Klopp, e njëjta nuk mund të thuhet për tifozët.

Ylli i futbollit me prejardhje nga Kosova, vazhdon të mbetet i veçantë për tifozët e Liverpoolit.

Shaqiri edhe në këtë fillim të sezonit, duket se nuk do të ketë në dispozicion minuta nga trajneri Jurgen Klopp, që po i beson shumë më shumë treshes Firmino – Mane – Salah.

Të mërkurën pasdite Liverpooli në faqen e vet në Twitter postoi një video të Sadio Manes, Joel Matipit dhe Shaqirit duke treguar shkathtësitë e tyre.

Video mori një numër të mesazheve të tifozëve të Liverpoolit që kanë treguar përkrahje për Shaqirin. Ata kanë kërkuar që Shaqiri të aktivizohet në fundjavë ndaj Arsenalit. “Lëre Shaqirin të luajë”, ka qenë një nga thirrjet e tifozëve.

Shaqiri gjatë kësaj vere jo pak herë ka qenë i përmendur për një largim nga Liverpool, dhe së fundi raportohej për një interesim të Monacos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...