Thirrja pushton rrjetin; punëtori tërbon Neymar në ambientet e PSG

Futboll

Thirrja pushton rrjetin; punëtori tërbon Neymar në ambientet e PSG

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 06:19
Pamje nga videoja

Atmosfera në Paris, me largimin e mundshëm të Neymar, fillon të ngrohet mes tifozëve të kampionëve të Ligue 1, ndërsa ditët e mbetura të merkatos kalojnë.

Braziliani shkoi në “qytetin sportiv” të PSG dhe gjatë daljes që aty u ballafaqua me thirrjet e një punëtori të mirëmbajtjes së fushave, që bërtiti me të madhe disa herë: “Pesetero, pestero Neymar". 

Kjo fjalë nënkupton “lekist” në shqip, një njeri që i jep shumë rëndësi parasë, që aspiron të fitojë më shumë përmes tregtisë, ose profesionit të tij.

Pra, në sytë e tifozëve të PSG, Neymar konsiderohet i tillë tashmë, ndaj edhe u panë ato banera kontestues dhe ofendues ndaj tij në “Parce des Princes”, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat