Zhvillime të reja për transferimin e Neymar te Barcelona

Futboll

Zhvillime të reja për transferimin e Neymar te Barcelona

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 08:22
Neymar

“Sport” shkruan për përpjekjet e reja të Barcelonës për transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain.

Barcelona është duke bërë gati një ofanzivë të fundit për rikthimin e Neymarit.

E përditshmja sportive katalane “Sport” në numrin e sotëm shkruan se Barcelona është duke përgatitur një ofertë të re për blerjen e brazilianit nga Paris Saint-Germain.

Edhe pse kërkohet edhe nga Real Madrid, Neymar thuhet se preferon rikthimin në Camp Nou para transferimit në Santiago Bernabeu.

Por, problemi kryesor qëndron te Paris Saint-Germain që deri më tani ka refuzuar çdo përpjekje dhe ofertë të Barcelonës për transferimin e tij.

Në mbyllje të afatit kalimtar të verës, orët e ardhshme mund të jenë definitive për fatin e brazilianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat