Emery: Mustafi, largohu nga Arsenal - Bota Sot
Emery: Mustafi, largohu nga Arsenal

Futboll

Emery: Mustafi, largohu nga Arsenal

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:12
Unai Emery

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery ka konfirmuar se ka kërkuar nga Shkodran Mustafi të largohet nga klubi.

Unai Emery ka këshilluar Shkodran Mustafin dhe Mohamed Elneny të largohen nga Arsenal për të mirën e karrierës së tyre.

Asnjëri futbollist nuk është paraqitur në dy ndeshjet e para të sezonit të ri në Premierligë dhe menaxheri i “Gunners” ka pranuar publikisht se i ka thënë Mustafit të largohet nga Emirates Stadium, shkruan “Goal”.

Por, spanjolli ka konfirmuar se njësoj është vendimi edhe për Elnenyn, në pritje të mbylljes së afatit kalimtar të verës në ligat tjera evropiane më 2 shtator.

“Elneny dhe Mustafi e dinë pozicionin e tyre në ekip dhe dua që futbollistët të jenë të lumtur këtu, dhe dua që futbollistët të jenë protagonistë këtu”, tha Emery.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...