Arsllani: Dua të përgëzoj futbollistët për fitoren - Bota Sot
Arsllani: Dua të përgëzoj futbollistët për fitoren

Futboll

Arsllani: Dua të përgëzoj futbollistët për fitoren

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 11:48
Arsllani: Dua të përgëzoj futbollistët për fitoren

Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka shënuar fitore 2:1 përballë Sllovakisë në ndeshjen e dytë të turneut ndërkombëtarë që zhvillohet në Çeki.

Në një takim interesant me shumë gola dhe përmbysje, rezultatin e hapi kundërshtari përmes Tomash Rigo në minutën e 5-të, për epërsi 1:0. Reagoi Maqedonia e Veriut duke përmbysur gjithçka që në pjesën e parë. Feta në minutën e 25-të solli simetri në rezultat, ndërsa Stankovski katër minuta më vonë nga penaltia solli epërsi 2:1.

Në pjesën e dytë Slovakia barazoi në 2:2, mirëpo djemtë e seleksionuesit Shkumbin Arsllani nuk u dorëzuan dhe përmes Ilievskit në minutën e 82-të gjetën golin e tretë për fitore 3:2. Paraprakisht Maqedonia U18 kishte mbetur me një lojtar më pak pas përjashtimit me të kuq të Maksimovit.

"Dua të përgëzoj futbollistët për fitoren. Treguan karakter pas humbjes së djeshme të pafatë. Luajtën guximshëm dhe me meritë fituan këtë ndeshje. Kjo skuadër ka potencial që do të del në pah periudhën që pason", shprehet seleksionuesi, Shkumbin Arsllani pasi fitores.

Maqedonia U18: Ivan Nikollovski, Benjamin Dalipi, Altrim Jakupi, Imran Fetai, Aleksandar Gjurkoski, Dimitar Todorovski, Lavdrim Latifi (Ivan Nikollov), Luka Stankovski (Hamza Ramani), Behar Feta (Viktor Krstevski), Metodi Maksimov, Azer Omeragiq (Mario Ilievski).

Pas fazës në grupe, Maqedonia U18 është e dyta në grup me 3 pikë, pas Ukrainës që ka 4 pikë. Në ndeshjen për vendin e tretë që do të luhet më 24 gusht në orën 11:00 Maqedonia U18 do të përballet me Hungarinë, që zuri vendin e dytë në grupin tjetër. Finalja që do të shpall fituesin e turneut do të luhet ndërmjet Çekisë vendase dhe Ukrainës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...