Plas

Futboll

Plas

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:44
Dalipi

Nuk kanë fund çudirat te Luftëtari i këtij sezoni. Vetëm 1 ditë para ndeshjes debutuese në kampionat ndaj Tiranës, bluzinjtë kanë ndryshuar trajner.

Klevis Dalipi i cili kishte rreth 1 muaj që stërviste Luftëtarin është larguar nga stoli i skuadrës gjirokastrite duke dhënë dorëheqjen pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. Në vend të ish-trajnerit të Partizanit te bluzinjtë është emëruar menjëherë Klodian Duro i cili në këto 3 javë e gjysmë ka mbajtur rolin e drejtorit sportiv te Luftëtari.

Largimi i Dalipit një ditë para startit të kampionatit ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur.

Drejtuesit e Luftëtarit nuk kanë arritur marrëveshjen mbi termat e kontratës dhe kjo është arsyeja që mëngjesin e kësaj të premteje, 43-vjeçari nga Elbasani ka braktisur skuadrën.Tashmë detyrën e vështirë për të ringritur Luftëtarin do ta ketë ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Klodian Duro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat