Juventusi përgatit strategjinë fituese!

Futboll

Juventusi përgatit strategjinë fituese!

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:58
Juventusi përgatit strategjinë!

Mauro Icardi është telenovela argjentinase e merkatos së verës në Itali, pakënaqësi, heshtje, intriga, bashkëshorte që ndezin situata, pra vërtetë e denjë për t’u quajtur një telenovelë. E ardhmja e tashmë ish-kapitenit të Interit ende nuk është e qartë, e sigurt është që krisja me zikaltërit është e parikuperueshme. Juventusi prej kohësh kërkon një qëndërsulmues i cili të qëndrojë pranë portës dhe të jetë i aftë ta dërgojë topin në rrjetë, Higuain nuk është në planet e askujt dhe edhe nëse qëndron nuk do të jetë titullar, në këtë mënyrë Icardi ka CV-në që dëshiron klubi bardhezi.

Në krahun tjetër edhe 26-vjeçari i ka shkelur me kohë syrin “Zonjës së Vjetër” madje për herë të parë konfirmoi se do të largohet. Në dalje të restorantit ku po festohej ditëlindja e Martinez me një fjalë të shkurtër pohuese “po” ai iu përgjigj pyetjes nëse do t’i thoshte lamtumirë Interit. Problemi qëndron tek kërkesa e klubit nga Milano që synon të përfshijë në bisedime Paulo Dybalën, në një kohë që presidenti i Juves, Agnelli ka vendosur vetëm një kusht, jo emri i Dybalës në negociata.

Në këtë mënyrë kampionët e Italisë po sutdjojnë një tjetër plan për të mbërritur tek amerikano-latini. Juventusi po kërkon të të përfitojë menjëherë të ardhura për t’ia xhiruar ziklatërve dhe është shtuar intensiteti i bisedimeve me Romën për kalimin e Ruganit në kryeqytet, me valixhe në duar janë edhe Mario Mandzukic e Bentancur, ndërsa po bisedohet edhe me Barcelonën për transferimin e Emre Can në Katalunjë, teksa në listë për t’u larguar është edhe Matuidi.

Nëse realizohet gjysma e operacioneve në dalje atëherë klubi torinez do të kishte paratë e mjaftueshme për të paguar Interin pa qënë nevoja që në negociata të jetë emri i Dybalës, me klubin milanez që është i gatshëm të pranojë një ofertë prej 70 milionë eurosh. Ndërkohë që duket se është mbyllur përfundimisht pista Napoli për Maurito Icardin i cili duhet t’i jepte një përgjigje të kaltërve dhe sipas mediave në Itali, përgjigjia ka qënë negative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat