Barcelona apo Reali?

Futboll

Barcelona apo Reali?

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 14:36
Barcelona apo Reali?

Neymar te Barça, jo Neymar tek Reali, Neymar në hënë apo në saturn vetëm kjo ka mbetur të shkruhet për të ardhmen e yllit brazilian. E vetmja fjali që mund të thuhet me siguri të plotë dhe pa mëdyshje është që sulmusi nuk dëshiron më të qëndrojë në qytetin e dashurisë, në Paris dhe nga këtu nisi gjithë vorbulla e spekulimeve në lidhje me të ardhmen e 27-vjeçarit.

Dëshira e Neymar është Barcelona ku do të ribashkohej me dy miqtë e tij, Messi e Suarez, në krahun tjetër PSG duket më i gatshëm të bisedojë me Realin e Madridit se katalanasit dhe tashmë duke parë këtë situatë dy klubet gjigandë spanjollë kanë ndërtuar dy strategji diametralisht të kundërta. Sipas mediave iberike, Barça i kërkon Neymar-it të bëjë maksimumin në mënyrë që drejtuesit parizien të humbasin durimin me të dhe ta lejojnë të shkojë aty ku sulmuesi dëshiron. Në spondën tjetër tek Reali predikojnë durim, sa më shumë të zgjasë kjo situatë aq më shumë shkon në favor të “Los Blancos”.

Drejtuesit në ndryshim nga sapo ndodh në Barcelonë nuk janë aspak nën presion për të nënshkruar me Neymar dhe po marrin kohën e mundshme për të ndërtuar një negociatë e cila mund të zgjasë deri në fund të merkatos dhe sa më gjatë të shkojnë bisedimet aq më shumë shtohen shanset e “merenguesve”.

PSG pretendon 220 milionë euro të njëjtën shifër që pagoi për t’a afruar nga Barça në 2017-ën. Nuk përjashtohet as mundësia e qëndrimit në “Parc des Princes”, në këtë rast francezët do të kishin në skuadër një brazilian të pakënaqur, dhe një brazilian i pakqënaqur rrallë herë i qëndron strikt profesionalizmit të një futbollisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat