"Ata që nuk e admirojnë, do ta shohin se kush është Balotelli!"

Futboll

"Ata që nuk e admirojnë, do ta shohin se kush është Balotelli!"

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:06
Mario Balotelli

Dario Hubner, i intervistuar nga "Gazzetta dello Sport", ka folur për Mario Balotellin dhe i ka dhënë këshilla për eksperiencën e re te Brescia: "E kam nisur nga poshtë! Ai në moshën 20 vjeç kishte fituar titull! Besoj te mundësitë e tij, potenciali. Edhe ata që nuk e admirojnë, do ta kuptojnë se kush është! Eshtë kombëtarja për t'u fituar, mund ta bindë Mancinin...".

"Duhet të lërë mënjanë budalliqet që shpesh bën dhe ka bërë në të shkuarën... Pastaj, nëse futet në fushë, tregon zemër, pasion, dëshirë, do të jetë vlerë e shtuar dhe do të na kënaqë të gjithëve, duke fituar tifozerinë e Brescias".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat