Mbyll aventurën me Milanin pas vetëm një sezoni

Futboll

Mbyll aventurën me Milanin pas vetëm një sezoni

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:08
Mbyll aventurën me Milanin pas vetëm një sezoni

Mbyll aventurën me Milanin pas vetëm një sezoni, lojtari prish kontratën me kuqezinjtë
Ivan Striniç nuk do të jetë më pjesë e Milanit, pasi ka arritur marrëveshjen për prishjen e kontratës.Strinic

Sipas mediave italiane, ditën e djeshme kishte një takim mes të dy palëve dhe është arritur marrëveshja, që kroati tashmë të jetë një lojtar i lirë.
31-vjeçari u bashkua me Milanin një sezon më parë nga Sampdoria, dhe kishte nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Mirëpo lojtari nuk zhvilloi asnjë ndeshje zyrtare me kuqezinjtë, për shkak të një problemi në zemër që iu shfaq atij në fillim të sezonit, dhe e mbajti larg fushave gjatë gjithë sezonit.

Gjithashtu Striniç, është i detyruar të largohet nga Milani, për faktin se në skuadrën e Xhampaolos ka një mbipopullim në krahun e majtë të mbrojtjes, ku bëjnë pjesë: Diego Laksalt, Rikardo Rodrigez dhe afrimi i kësaj merkato Teo Hernanadez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat