Alesia Enrikez, përkthyesja e Ribery që po “çmend” rrjetin me bukurinë e saj

Futboll

Alesia Enrikez, përkthyesja e Ribery që po “çmend” rrjetin me bukurinë e saj

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:48
Alesia Enrikez dhe Ribery

Ditën e djeshme Frenk Riberi u prezantua si lojtari më i ri i Fiorentinës.

Gjatë prezantimit lojtari foli edhe për aventurën e re, me ekipin italian.

Mirëpo ajo që po tërheq vëmendjen më shumë është pikërisht përkthyesja e francezit Alesia Enrikez, e cila ka bërë fansat për vete gjatë prezantimit të lojtarit.

Menjëherë pasi u shfaq në krahë të Riberys për të përkthyer, ajo fitoi simpatinë e tifozëve, të cilët gjatë prezantimit të lojtarit në stadium nuk nguruan t’i bëjnë komplimente edhe Alesias.

Megjithatë përkthyesja nuk u shpërqendrua për asnjë moment nga puna e saj, të cilën e vazhdoi me profesionalizëm, duke e shoqëruar edhe me një buzëqeshje.

Direkt pas kësaj, tashmë ajo është një nga femrat me të përfolura në rrjetet sociale, për shkak të bukurisë së saj. Enrikez është shfaqur edhe më parë në televizion pasi ka qenë edhe përkthyesja e Strotman dhe Demiral, por këtë herë ka marrë më shumë vëmendje edhe për faktin se Riberi ndiqet nga shumë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat