River-Boca, kohë për të larë hesapet sërish?

Futboll

River-Boca, kohë për të larë hesapet sërish?

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 18:29
River-Boca

Ka qenë një mbrëmje feste për River Plate ajo e çerekfinales së Kupës Libertadores, në sfidën e vajtjes së luajtur në "El Monumental" përballë Cerro Porteno, klub paraguajian: një gol për pjesë, të dy me penallti dhe në fund 2-0 që i jep pak qetësi ekipit kampion të Libertadores.

Por, kjo fitore bën që të rriten shanset edhe më shumë për kualifikim dhe, në rast se Boca Juniors kalon çerekfinalen e saj, ndaj LD Quito, ekip akuadorian me të cilin Boca ka fituar 3-0 në transfertë, atëherë gjysmëfinalja do të jetë Boca Juniors-River Plate.

Vetëm një vit më parë, në "Bernabeu", luajtën finalen e madhe të Superclasicos pas trazirave që ndodhën në "El Monumental" në ndeshjen e kthimit. Tani, me Daniele de Rossin si armë më shumë.

Pritet kështu të zhvillohen tre sfida mes River dhe Boca, duke qenë se më 1 shtator luajnë edhe në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat