Këto janë fjalët e Tahir Batatinës pas humbjes dëshpëruese nga Drenica

Futboll

Këto janë fjalët e Tahir Batatinës pas humbjes dëshpëruese nga Drenica

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 19:45
Tahir Batatina

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i vetëm i ditës së sotme në IPKO Superligë.

Drenica ka demoluar tërësisht Llapin, duke e mposhtur bindshëm 3-0.

Interesant është fakti se të tri golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa si duket goli i parë rezultoi të jetë fatal për msyafirët.

Pas ndeshjes, foli edhe Tahir Batatina, duke theksuar se lëndimet dolën të ishin fatale për ekipin e tij, e që erdhën si pasojë e lojës së ashpër të Drenicës në fraksionin e parë:

“Drenica e bëri diferencën me ashpërsinë e vet. Dy futbollistë na u lënduan për shkak të lojës së ashpër të futbollistëve të KF Drenicës në pjesën e parë të lojës. U detyruam ti largonim dy sulmuesit kryesor. Kur humbet dy futbollistët kryesor brenda një pjese është e vështirë për një skuadër dhe e vështirë ishte edhe për ne, megjithëse u munduam të reagonim në pjesën e dytë”, deklaroi Tahir Batatina për “Super Sport Kosova”.

“Nuk është pritur një humbje kaq e thellë, por sidoqoftë është vetëm ndeshja e dytë e kampionatit dhe ka shumë kohë për ndeshjet në vazhdim që ne të rikuperohemi dhe të shohim gabimet ku duhet përmisohemi”, mbylli deklaratën e tij Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat