Guardiola i habit të gjithë, tregon një nga më të mirët që ka stërvitur

Futboll

Guardiola i habit të gjithë, tregon një nga më të mirët që ka stërvitur

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 20:06
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është gjithmonë karizmatik në intervistat e tij. Ai është shprehur se një nga lojtarët më të mirë të Premier Leagues është David Silva. Mesfushori ka deklaruar se do të largohet në fund të sezonit pas 10 sezonesh te City dhe vlerësimet për 33-vjeçarin nuk mungojnë. 

"Silva është një nga lojtarët më inteligjentë që luajnë në hapësira të vogla. Kjo është gjëja më e vështirë. Në hapësira të mëdha të gjithë marrin kohë të mendojnë dhe të marrin vendimet e duhura, ndërsa në hapësira të vogla diçka e tillë është shumë e vështirë. Një nga më të mirët që kam drejtuar.

"Kam patur dyshime kur erdhi në Angli nëse do t'ia dilte mbanë, por e bëri. Nuk është vetëm te cilësia apo te fakti se luan mirë në hapësira të vogla, por dhe te karakteri i tij. Ai është një luftëtar i vërtetë. Silva ka rezituar në Premier League për kaq gjatë dhe duhet të ndihet krenar për veten", - u shpreh tekniku spanjoll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat