Goli i Vedat Muriqit zgjidhet më i miri i javës në kampionatin turk

Futboll

Goli i Vedat Muriqit zgjidhet më i miri i javës në kampionatin turk

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 20:20

Shënoi në debutim, dhe jo ndonjë gol të thjeshtë, por nga ato gola që të bën të ngrihesh në këmbë dhe ta duartrokasësh kreatorin e tij.

Padyshim. Vedat Muriqi realizoi në mënyrë briliante njërin nga pesë golat e fitores të Fenerbahces ndaj Gaziantep, javën e kaluar, në kuadër të xhiros së parë në Superligën turke.

Ndërkaq, ky gol, jo vetëm që ishte më i bukuri i ndeshjes, por u zgjodh nga votuesit turkë, si më i bukuri i xhiros.

Më poshtë mund ta shikoni golin e sulmuesit të Kosovës, derisa në fund fare edhe votat e kandidatëve për çmimin javor: “Goli më i bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat