Dortmundi i ‘frikshëm’ në 20-të minutat e fundit, rikthim senzacional për fitoren e dytë

Futboll

Dortmundi i ‘frikshëm’ në 20-të minutat e fundit, rikthim senzacional për fitoren e dytë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 22:34
Pamje nga ndeshja

Dortmundi ka vazhduar me formën e mirë në këtë fillim të edicionit.

Nënkampionët gjermanë, kanë rikthyer rezultatin nga pjesa e parë për ta regjistruar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje.

Kolni avansoi 1-0 pas pjesës së parë me golin e Drexler në minutën e 29-të, por golat e Sanchos, Hakimit e Alcacer në 20-të minutat e fundit të duelit, mjaftuan që djelmoshat e Lucian Favre të realizojnë edhe fitoren e dytë, në po aq ndeshje të zhvilluara.

Me këtë tre-pikësh, të paktën deri nesër, “milionerët” pozicionohen në krye të tabelës së klasifikimit, derisa Kolni me humbjen e dytë, zë vendin e 15’të.

Javën e ardhshme, Kolni i shkon Freiburgut, kurse Dortmundi do të jetë sërish mysafir, kësaj radhe i Unionit të Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat