Presidenti i Milanit: Juventus nuk është askund afër nesh

Futboll

Presidenti i Milanit: Juventus nuk është askund afër nesh

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 23:23
Cristiano Ronaldo

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, në një ngjarje në Rimimi ka thënë se Juventus as që është afër skuadrës së tij.

Edhe pse Juventus janë kampion të Italisë në shtatë vitet e fundit dhe në skuadër kanë një nga lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon, në pikëpamjen e Scaronit, ekzistojnë ndryshime të mëdha.

“Milani është një klub botëror, dhe Juventus është thjesht një klub italian”, ka deklaruar Scaroni.

“Milani ka qenë shtatë herë kampion evropian, për sa i përket popullaritet global, Juventus nuk është askund afër nesh”.

“Ne shesim fanella në Indonezi, Tajlandë, Brazil, dhe një popullaritet i tillë fitohet vetëm duke triumfuar në Ligën e Kamionëve. Juventusi nuk e ka bërë atë për një kohë të gjatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat