Paralajmërimi i Klopp: Ende se keni parë Liverpoolin e vërtetë

Futboll

Paralajmërimi i Klopp: Ende se keni parë Liverpoolin e vërtetë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 23:40
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka paralajmëruar të gjithë se ende nuk kanë parë Liverpoolin më të mirë.

‘The Reds’ kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para në Premierligë, dhe rezultat pozitiv do të kërkojnë edhe të shtunën, kur në ‘Anfied Road’ takohen me Arsenalin.

Për disa pjesë (të startit të sezonit) jam shumë i lumtur me to, janë saktësisht të njëjta sikurse në sezonin e kaluar, kur kishim rezultate sensacionale”, ka deklaruar Klopp.

“Ne e dimë që ne mund të përmirësoheni, por jo pse kemi pasur një fillim të mirë të sezonit, ka të bëj me të qenit gati dhe ne ishim.”.

“Tani ne duhet të punojmë të jemi perfekt. Mund të ndodh që mos ta arrimë kurrë, por do të punojmë. Ende se keni parë Liverpoolin e vërtetë”.

Duhet kujtuar se Liverpool janë kampion aktual të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat