Lampard kërkesë klubit: Mjaft, ata nuk preken më!

Futboll

Lampard kërkesë klubit: Mjaft, ata nuk preken më!

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 23:49
Frank Lampard

Frank Lampard i ka komunikuar klubit se nuk dëshiron më asnjë lojtar tjetër të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës. Sipas “Daily Mail”, trajneri i “blues” ka kërkuar që grupi aktual i lojtarëve që ai ka në dispozicion të mos preket më.

Këtë javë Chelsea vemndosi të largojë mbrojtësin Davide Zappacosta, që u transferua të Roma. Largimi i italianit duket se do të jetë i fundit nga “blues” në merkaton e verës.

Kjo do të thotë se sulmuesi Mitchy Batshuayi dhe mesfushori Timoue Bakayoko nuk do të largohen nga Chelsea. Për mesfushorin ka patur mjaft oferta nga Franca dhe nuk dihet nëse do të largohet apo jo. Këtë verë janë larguar mjaft lojtarë nga Chelsea, përfshi edhe trajnerin Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat