Shefat e Barcelonës marrin një vendim të ri për Neymar

Futboll

Shefat e Barcelonës marrin një vendim të ri për Neymar

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 08:11
Neymar

Barcelona tashmë ka pasur dy oferta për Neymar por që janë refuzuar nga PSG

Barcelona thuhet se mund të përdorë ende Ousmane Dembele në përpjekjen e tyre për të nënshkruar Neymar nga Paris Saint-Germain, përkundër agjentit të lojtarit që insistonë se klienti i tij nuk do të largohet.

Kampionët spanjollë po përgatisin një ofertë të tretë për Neymar, pasi përpiqen të bindin PSG të shesë përpara afatit të transferimit.

Braziliani është i dëshpëruar për një rikthim në Nou Camp, pasi kishte lënë klubin për PSG me një rekord botëror prej 198 milion £ në 2017

Pasi oferta e tyre e parë prej 72 milionë plus plus Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho u hodh poshtë, një hua 12-mujore e ndjekur nga një marrëveshje e përhershme 172 milion £ verën e ardhshme gjithashtu u refuzua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat