E papritur: Ja çfarë ka ndodhur mes PSG dhe Neymar - Bota Sot
E papritur: Ja çfarë ka ndodhur mes PSG dhe Neymar

Futboll

E papritur: Ja çfarë ka ndodhur mes PSG dhe Neymar

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Ndonëse disa javë më parë mes Neymar dhe PSG nuk mund të flitej për një pajtim të mundshëm, duket se gjërat kanë filluar të ndryshojnë së fundi.

Negociatat e gjata dhe të mundimshme me Barcelonën dhe Real Madridin, kanë sjellë shenja të pajtimit mes PSG-së dhe Neymar.

Media franceze L’Equpie raporton se ekzistojnë shenja të pajtimit mes Neymar dhe PSG.

Kjo media shkruan se Neymar tashmë është ri-integruar në stërvitje me grupin, duke u parë plotësisht pjesëmarrës në këto aktivitete, me një pamje krejt tjetër nga disa javë më parë.

Edhe një tjetër burim i afërt me lojtarin, ka deklaruar se nëse ndonjë skuadër paraqet ofertë të mirë për Neymar, ai do të largohet nga PSG, në të kundërtën, ai do të ketë sjellje profesionale dhe do të vazhdojë të luajë për skuadrën nga Parisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...