Lojtari Romës pranë kalimit në Bundesligë - Bota Sot
Lojtari Romës pranë kalimit në Bundesligë

Futboll

Lojtari Romës pranë kalimit në Bundesligë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:16
Lojtari Romës pranë kalimit në Bundesligë

Patrik Shik me shumë mundësi do të largohet nga Roma, dhe ofertat për lojtarin nuk mungojnë.

Sulmuesi nga Republika Çeke thuhet se është pranë kalimit në Bundesligë, tek Lajpcigu. Sipas mediave italiane të dyja klubet janë afër një marrëveshje, për huazimin e 23-vjeçarit për një vit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Sulmuesi u transferua para dy sezonesh te Roma, teksa konsiderohej një talent me të ardhme të madhe, por asnjëherë nuk i plotësoi pritshmëritë e tij.

Verdhekuqtë tani janë hedhur në merkato për të gjetur një sulmues tjetër, dhe një emër që përflitet shumë kohët e fundit është ai i, Nikola Kalinic. Sulmuesi kroat është pjesë e Atletiko Madridit, dhe kalimi te Roma do të ishte një rikthim për të në Serie A, pasi më parë ka luajtur për Milanin dhe Fiorentinën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...