Dajaku shënon golin e parë për Bayernin - Bota Sot
Dajaku shënon golin e parë për Bayernin

Futboll

Dajaku shënon golin e parë për Bayernin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:05
Dajaku shënon golin e parë për Bayernin

Ylli nga Kosova, 18-vjeçari Leon Dajaku, shënon golin e parë në fanellën e Bayern Munihut II, në barazimin me rezultat 2:2 në duel me Chemnitzerin, në kuadër të javës së gjashtë të Bundesliga III në futboll. Dajaku shënon në minutën e 53-të kur barazon shifrat 1:1.

Për Bayernin II realizuan:  Dajaku (53’) e Rochelt (64') dhe për Chemnitzer Bohl (47') e Tuma (85').

Bayerni II pesë minutat e fundit e ndanë nga fitorja, kur mysafirët barazuan rezultatin.

Dajaku luajti standardë dhe u zëvendësua në minutën e 72-të. Bayerni është në vend të 12-të me 7 pikë, ka 4 më shumë se Chemnitzer që renditet i 19-ti me 3 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...