Rama shënon, Mavraj zverdhet  - Bota Sot
Rama shënon, Mavraj zverdhet 

Futboll

Rama shënon, Mavraj zverdhet 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:25
Rama shënon, Mavraj zverdhet 

Sulmuesi Valdet Rama debuton me gol në fanellën e Meppen, e cila si vendas e demoloi me rezultat 3:0 Jena-n, në takimin e javës së gjashtë të Bundesliga III.  Rama shënon në minutën e 64-të, pastaj El-Helwe (83') e Undav (90+1').

Rama luajti i plotë dhe tregoi paraqitje shumë të mirë, ndërsa Meppen mban pozitën e nëntë me 8 pikë, kurse Jena është e fundit (i 20-ti) pa pikë. Hannover barazoi 1:1 me Greuther Furth-in.

brojtësi Mërgim Mavraj u paraqit standard për  Greuther Furth, por në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 63-të, u ndëshkua me karton të verdhë.

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, luajti deri në minutën e 46-të për Hannoverin. Seguin shënon në minutën e 22-të për Greuther Furth dhe Weydandt (47') për Hannoverin. Pas pesë jave në Bundesliga II, Greuther Furth është në pozitën e pestë me 7 pikë, dy më shumë se Hannoveri që renditet i teti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...