Gjasula zverdhet, s’ka fitore për Paderbornin - Bota Sot
Gjasula zverdhet, s’ka fitore për Paderbornin

Futboll

Gjasula zverdhet, s’ka fitore për Paderbornin

Nga: K. G. Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:42
Freiburg

Paderbornin pësoi edhe humbjen e dytë rresht në Bundesliga I, kësaj radhe si vendas u mund me rezultat 3:1 nga Freiburgu.  

Futbollisti shqiptar, Klaus Gjasula, u paraqit standard për Paderbornin, por zhgënjyen me rezultat!

Në minutën e 3-të, Mamba realizoi për Paderbonin, por kjo epërsi nuk i dha forcë në minutat vijues, kur mysafirët shënuan tri herë përmes Waldschmidt (21’-nga penalltia), Petersen (40’) e Kwon Chang-Hoon (90’).

Në minutën e 67-të, Gjasula është ndëshkuar me karton të verdhë. Freiburg është në vend të dytë me 6 pikë sa ka edhe i pari Dortmund pas dy jave dhe Paderborn i 16-ti me 0 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...