Kamberi shënon në elitën skoceze, sulmues që i duhet Kosovës! - Bota Sot
Kamberi shënon në elitën skoceze, sulmues që i duhet Kosovës!

Futboll

Kamberi shënon në elitën skoceze, sulmues që i duhet Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:28
Kamberi shënon në elitën skoceze, sulmues që i duhet Kosovës!

Sulmuesi me prejardhja nga Kosova, Florian Kamberi, shënon golin e parë në edicionin e sivjetshëm në elitën e futbollit skocez.

Ai shënon për barazimin e Hibernianit me rezultat 2:2 ndaj St. Johnstone, në kuadër të javës së tretë. Minutat e fundit ia mohuan fitoren vendasve të Hibernianit.

Në minutën e 69-të, Kamberi shënon për epërsinë (2:1) e Hibernianit, por e cila nuk i mjaftoi për fitore. Për Hibernianin shënuan Jackson (25'), Kamberi (69') dhe për St. Johnstone O'Halloran (68') e Kerr (90+4').

Kamberi luajti titullar, ndërsa Hibernian është në vend të shtatë me 4 pikë dhe St. Johnstone mban pozitën e dhjetë me 2 sosh. Celtic-u kryeson renditjen me 6 pikë por ka një ndeshje me pak. Kamberi, një sulmues që i duhet kombëtares së Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...