Gjilani me pikë të plota nga Ferizaj - Bota Sot
Gjilani me pikë të plota nga Ferizaj

Futboll

Gjilani me pikë të plota nga Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:52
Gjilani me pikë të plota nga Ferizaj

Ferizaj nuk e përsëriti suksesin e javës së kaluar kur fituan me 1:0 në Gjilan ndaj Dritës, ndërsa Gjilani hodhi pas krahëve humbjen me 4:1 në Mitrovicë nga Trepça ’89. Gjilani triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Ferizajt, në ndeshjen që u zhvillua në praninë e më shumë se një mijë shikuesve pas palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.

Në minutën e 45-të, Fjoart Jonuzi shënon nga ndërprerja.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të,  Gjilani thellon fitore me golin e Gerard Progni i cili realizoi pas goditjes së lirë nga rreth 20 metra. Në minutën e 86-të, Dardan Çerkini i pafat, i cili godet tërthorësen e Gjilanit.

Në fund të sfidës, Tomisllav Bushiq thellon fitoren e gjilanasve me 0:3. Gjilani është në vend të gjashtë me 3 pikë dhe Ferizaj i shtati po me aq pikë në elitën e futbollit të Kosovës pas dy javëve të zhvilluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...