Valverde: Neymar? Jemi mësuar tashmë, por do të shohim

Futboll

Valverde: Neymar? Jemi mësuar tashmë, por do të shohim

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 00:14
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelona-s, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Betis: "Messi? Duhet të presim, por nuk do të luajë nëse nuk është në 100%". 

NEYMAR - "Lojtarë si ai rrisin pritshmërinë. Është i një klubi tjetër, të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithmonë ka zëra, jemi mësuar".  

DEMBELE - "Nuk ka asgjë për të thënë, nuk dua të flas shumë për këtë". 

GRIEZMANN - "Çdo ditë integrohet gjithmonë e më shumë. Duam që të përfshihet më shumë në manovrat e skuadrës, në Bilbao nuk e bëri ashtu siç duam ne". 

VIDAL - "Nëse na mungojnë sulmuesit, na duhen lojtarë që depërtojnë në zonën e rreptësisë. Mund të jetë një opsion". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat