Arsenal nxjerr në shitje 5 lojtarët e tepërt, ja emrat

Futboll

Arsenal nxjerr në shitje 5 lojtarët e tepërt, ja emrat

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 00:50
Arsenal

Kur duhet edhe një javë nga mbyllja e merkatos skuadra e Arsenal ka konfirmuar se janë 5 lojtarët që do të largohen. Lojtarë që nuk janë pjesë e planeve të trajnerit Unai Emery.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi është duke punuar për shitjen e Shkodran Mustafi, Henrik Mkhitaryan, Smith Rowe, Elneny dhe Mavropanos. Të pestë këta lojtarë janë me valixhet gati, madje edhe me një kosto më të ulët për të lehtësuar transferimin e tyre.

Trajneri Emery ia ka komunikuar vetë lajmin e largimit lojtarëve, që vazhdojnë të stërviten me skuadrën deri në sistemimin e tyre. Merkato e blerjeve në Premier League ka përfunduar, por ajo e largimit është ende e hapur deri më 31 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat