Sergio Ramos befason me fjalët për Neymar

Futboll

Sergio Ramos befason me fjalët për Neymar

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 10:06
Sergio Ramos

Sergio Ramos e ka shpallur Neymarin si një nga tre lojtarët më të mirë në botë pasi Real Madrid vazhdon të tregojë interesin e tyre për nënshkrimin e brazilianit.

Los Blancos janë në bisedime me Paris Saint-Germain rreth anësorit dhe mund ta mposhtin Barcelonën për firmën e tij.

Duke folur pas barazimit 1-1 të Real Madridit me Real Valladolid të shtunën, Ramos tha ca fjalë edhe për yllin e PSG, transmeton lajmi.net.

“Neymar është një lojtar shumë i mirë, në mesin e tre më të mirëve në botë”, tha Ramos.

“Të flasësh për transferime është mungesë respekti për këtë ekip të shkëlqyeshëm”.

“Për këto gjëra flitet gjithmonë në Real Madrid dhe aq më tepër kur afati kalimtar është i hapur”.

“Lojtarët duhet të jenë të ftohtë me këto gjëra”, tha kapiteni spanjoll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat