Muriqi: Unë nuk i vendos vetes një kufi

Futboll

Muriqi: Unë nuk i vendos vetes një kufi

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 12:21
Muriqi: Unë nuk i vendos vetes një kufi

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke duke realizuar gola në fanellën e Fenerbahçes.

Kjo e fundit realizoi fitore të vështirë si mysafirë i Basaksehirit me rezultat 2:1, ku një prej dy golave e realizoi shtatgjati i Përfaqësueses së Kosovës.Pas takimit ka folur edhe vetë protagonisti i takimit, 25-vjeçari prizrenas duke thënë se ndihet i lumtur me paraqitjen në fushë dhe beson se në fund do të shpallen kampion.

“Jam i lumtur me këtë fitore. I uroj të gjithë bashkëlojtarët për lojën që treguan në fushë. Ishte një lojë e vështirë dhe morën një fitore të vështirë. Kjo e bën fitoren edhe më të rëndësishme. Duam të fitojmë edhe në ndeshjen e radhës para shikuesve tonë kundër Trabzonsporit. Duam të bëjmë tre fitore në po aq ndeshje dhe të vazhdojmë të mbesim lider të ligës”.“Fenerbahçe kam thënë se është një klub i madh dhe kjo dëshmohet kur të bëhesh pjesë e saj. Shpresoj se do të bëhemi kampion.

Nëse kam lojtar të klasit të lartë ne krah dhe afër meje, atëherë po më lehtësohet puna. Ne kemi një ekip të mirë”.“Unë nuk i vendos vetes një kufi sepse në këtë formë kur po e arrin synimin personale atëherë po e ulë performancën.

Sa i përket golit të sotëm, Tolga më dërgoi një harkim të saktë, por topi së paku preku në tokë dhe kjo i dha shpejtësi edhe më të madhe pasi e preka unë topin, i cili shkoi drejt në gol, megjithëse ka mundur të dalë edhe jashtë portës”, tha futbollisti.

Theksojmë se sulmuesi ynë edhe në xhiron e parë ka shënuar një gol dhe në këtë formë së bashku me dy lojtarë të tjerë gjendet në vendin e parë të renditjes së realizatorëve të ligës elitare të Turqisë.Ndryshe, “kanarinat e verdhë” zënë pozitën e parë të renditjes tabelore me gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat