Edhe një fitore e Paçaradës me Sandhausenin

Futboll

Edhe një fitore e Paçaradës me Sandhausenin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2019 Në ora: 15:20
Edhe një fitore e Paçaradës me Sandhausenin

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, po luan me shumë sukses në petkun e Sandhausen-it, e cila ngadhënjeu si mysafire me rezultat 2;0 në përballje me Heidenheim-in. Paçarada u paraqit i plotë dhe kreu detyrat për mrekulli. Ai asistoi në golin e dytë në minutën e  63-të kur shënon Behrens, duke dëshmuar edhe një herë formën e lartë të tij. 

Kjo është fitorja e dytë rresht për ekipin e Sandhausen-it, duke u ngritur mjaft mirë në renditjen përkatësisht në pozitën e pestë me 7 pikë, ngecin tri me pak se lideri Hamburger SV pas 4 jave të luajtura në Bundesliga II.

Golat i realizuan Forster (59') e Behrens (63').

Heidenheim bie në pozitën e 11-të me 4 pikë të mbledhura. Me 30 gusht Sandhausen e pret Darmstadt-in, kurse Heidenheim i shkon Nurnbergut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat