Pse jashtë loje portieri i Kosovës?

Futboll

Pse jashtë loje portieri i Kosovës?

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:35
Pse jashtë loje portieri i Kosovës?

Notingham Foresti ka fituar me rezultatin 1:2 si mysafirë përballë Fulhamit në përballjen e djeshme.

Një surprizë erdhi nga trajneri Sabri Lamouchi, i cili largoi Arijanet Muriqin drejt stolit, duke i besuar për herë të parë portierit që nënshkroi së fundmi, Samba.

Gazetarët anglezë e kanë pyetur menjëherë në përfundimin e ndeshjes, se përse erdhi ky vendim. Lamouchi është shprehur se e gjitha erdhi për shkakun e eksperiencës, duke i besuar Sambas dhe rezultati tregoi se kishte të drejtë.

“Unë e kam futur Samban pasi është një portier me eksperiencë. Ai i jep më shumë besim skuadrës. Të marr vendime është përgjegjësia ime. Të dielën kemi arritur një rezultat të madh, kështu që doli vendim i drejtë. Por ndonjëherë rezultati mungon dhe dal gabim.

Jam i fokusuar vetëm te skuadra dhe kundërshtarët. Samba u përshtat më mirë ndaj Fulhamit. Muriqi është ende i ri, vetëm 20 vjeç. Ka kualitete të mëdha dhe do të luajë sërish, mos të shqetësohet për këtë. Thjeshtë për ndeshjen në fjalë, doja më shumë eksperiencë”, ka thënë Lamouchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat