Shkëlqen Kastrati, shënon në Kroaci

Futboll

Shkëlqen Kastrati, shënon në Kroaci

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 17:35
Shkëlqen Kastrati, shënon në Kroaci

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka vazhduar me paraqitje të mira dhe gola në Superligës së Kroacisë.

Lokomotiva e Zagrebit ka arritur të fitojë në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Zapresic në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës së Kroacisë.

Njëri nga më meritorët në fitoren e kryeqytetasve ishte padyshim talenti i Kosovës, Lirim Kastrati.

Kastrati arriti të shënoj një gol të bukur në minutën e 45-të të ndeshjes.

Ky gol i dha zemër skuadrës së tij pasi ishte i epërsisë 1:0 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim.

Me këtë gol, Kastrati e sheh veten në kuotën e dy golave deri më tani, pasi më parë shënoi edhe ndaj Istra 1961.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat