Guardiola: Ai është një nga lojtarët më të mirë që kam parë

Futboll

Guardiola: Ai është një nga lojtarët më të mirë që kam parë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:24
Pep Guardiola

Manchester City ka fituar 3-1 ndaj Bournemouth, por ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, sidomos gjatë pjesës së parë kur vendasit kanë ushtruar presion mbi kampionët në fuqi të Premier League.

Pas sfidës, Pep Guardiola ka folur për BBC: “Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim këtë.

Sterling? Nuk kemi krijuar shumë raste sot, por Raheem shënoi gjithsesi, një gjë e mirë për ne.

David Silva ka bërë një ndeshje të pabesueshme. Në një ndeshje të tillë, ku mbrojtja kundërshtare qëndron shumë thellë dhe nuk ka shumë hapësira, ai është shumë i mirë.

Është padyshim një nga lojtarët më të mirë që kam parë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat