Juventus i jep lajmin e keq Icardit

Futboll

Juventus i jep lajmin e keq Icardit

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:34
Mauro Icardi

Juventus janë të kënaqur me gjendjen e skuadrës së tyre dhe nuk do të përpiqen të nënshkruajnë me Mauro Icardin nga rivalët e tyre të Serie A, Inter.

 Argjentinasi që në të kaluarën ka qenë kapiten i Interit, pritet të largohet nga ‘San Siro’, por Juventus nuk do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Është drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, që ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Është e vështirë ta përmirësosh skuadrën tonë, por besojmë se kemi pasur sukses këtë afat kalimtar”, ka deklaruar Paratici për ‘Sky Sport Italia’.

“Në sulm, Higuain është rikthyer, një sulmues i madh. Dhe mos të harrojmë ne kemi Cristiano Ronaldon”.

“Ne jemi të lumtur me sulmuesit që kemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat