Fred i thotë lamtumirë Man Utd, transferohet në Serie A

Futboll

Fred i thotë lamtumirë Man Utd, transferohet në Serie A

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:43
Fred

Pas përfundimit të nënshkrimit të Franck Ribery, Fiorentina tani dëshirojnë të përforcojnë mesin e fushës.

Skuadra italiane po synon transferimin e yllit të Manchester United, mesfushorin Fred.

Sipas ‘La Nazione’, Fiorentina dëshiron të rrisë cilësinë në mesfushë, dhe 26 vjeçari shihet si një transferim ideal.

Sidoqoftë, United ka shpenzuar shumë për transferimin e tij nga Shahktar verën e kaluar, dhe mbetet të shihet nëse janë të gatshëm të heqin dorë nga ai.

Mesfushori brazilian në 17 paraqitje për Man Utd, ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat