James po mendon vetëm për Real Madridin

Futboll

James po mendon vetëm për Real Madridin

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 19:26
James Rodriguez

Trajtimi që ai ka marrë nga Zidane bashkë me mbështetjen nga klubi ka bërë që James të mendojë vetëm për Real Madridin, në të cilin ekip dëshiron të rri

James Rodriguez është kthyer në fushën e Bernabeut saktësisht pas 825 dite ku ai ishte në formacion kundër Real Valladolidit në ndeshjen e parë të Los Blancos në shtëpi. Ai u largua pasi nuk u ndje mirë në minutën e 55-të por rikthimi i tij në Real Madrid ishte më shumë se i pranueshëm. Tifozët e druartrokitën atë momentin që kolumbiani doli në fushë të shtunën.

“Pas një kohë të gjatë, jam rikthyer në Bernabeu, ka qenë një ndjenjë unike”, ka shkruar ai në rrjetet sociale pas ndeshjes. “I falënderoj tifozët për pritjen e tyre. Ne do të punojmë shumë për t’u përmirësuar”.

Zidane ishte i shpejt për ti ofruar ndihmë mesfushorit ofensivë përderisa ai ka i ka nxehur muskujt pas një forme jo të mirë.

James, tani dëshiron që të vazhdojë vetëm me Real Madridin

Sipas disa burimeve, pas pritjes që i është bërë atij të shtunën, mbështetja e tifozëve dhe e Zidane për paraqitjen e tij, James nuk do të kërkojë largimin nga klubi dhe dëshiron të rri dhe të këtë suksese me skuadrën nga Bernabeu.

Për momentin, ai është duke menduar të ardhmen në Real Madrid dhe po përpiqet ta tregojë versionin e tij më të mirë. Real Madrid për momentin e sheh 28 vjeçarin në të njëjtën mënyrë sikurse e kishte parë para disa jave kur kishte thashetheme për një kalim të tij në Napoli dhe Atletico Madrid.

James i kishte pëlqyer ideja që të luan nën urdhrat e Acelottit me Napolin dhe po ashtu mund të kërkon të kaloj në Atletico Madrid, por dëshira e tij tani është të luajë me Los Blancos. “Ai duket shumë i përkushtuar”, tha Ramos pas ndeshjes. Zidane po ashtu ishte i kënaqur më përkushtimin e tij dhe për këtë ai ishte i lumtur për paraqitjen e tij të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat