Mihajlovic pas kimioterapive kthehet në Bologna

Futboll

Mihajlovic pas kimioterapive kthehet në Bologna

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 22:11
Sinisa Mihajlovic

Bologna ka konfirmuar që Sinisa Mihajlovic është lëshuar nga spitali dhe do të jetë në bankë në ndeshjen e kësaj skuadre kundër Veronas pas kimioterapisë

Ndeshja zhvillohet në Verona në stadiumin Stadiu Bentegodi duke filluar nga ora 20:45.

Serbi 50 vjeçar është liruar nga klinika në Bologna për herë të parë pas gjashtë jave ku kishte zhvilluar disa seanca kimioterapie.

Ai ishte diagnostifikuar me leukemi para gjashtë jave dhe do ti nënshtrohet tretmanëve, por ka vazhduar ta stërvit skuadrën nga distanca duke përdorur teknologji moderne.

Por, duket se për Mihajlovic nuk mjafton, i cili dëshiron të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë të sezonit të skuadrës së tij në Serie A.

Është një lëvizje e rrezikshme, pasi që kimioterapie e dobëson shumë sistemin imunitar, por raporti i fundit thotë se mjekët e tij kanë punuar shumë dhe i kanë siguruar stafin e Bolognas që ai është i sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat