“Matip nuk është në planet e Jugrgen Klopp”

Futboll

“Matip nuk është në planet e Jugrgen Klopp”

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 09:31
Joel Matip

Legjenda e Liverpoolit, Michael Owen beson se mbrojtësi, Joel Matip nuk do të jetë për një kohë të gjatë në “Anfield”.

Matip është i rregullt ne formacionin e “Reds”, se bashku me Virgil Van Dijk.

Ndeshjen e fundit kundër Arsenalit, arriti të shënoj gol, ndeshje të cilën ata e fituan me rezultat 3-1.

Owen mendon se sapo të përfundojë kontrata e tij, tekniku gjerman do ta lejoj të largohet si lojtar i lirë.

“Pa bërë ndonjë gabim, Klopp dëshiron t’i këtë Joe Gomez dhe Virgil Van Dijk, si qendërmbrojtës. Matip ka bërë shumë për të qëndruar si rezervë. Sezonin e kaluar ka qenë brilant në Ligën e Kampionëve dhe në Premier Ligë. Besoj që sezonin e ardhshëm do të ndërroj klub”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat