Shënoi dy gola mbrëmë, ja fjalët e Griezmann pas përfundimit të ndeshjes

Futboll

Shënoi dy gola mbrëmë, ja fjalët e Griezmann pas përfundimit të ndeshjes

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 09:52
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka bërë një paraqitje fantastike ndaj Real Betis.

Sulmuesi francez ishte më i miri në “Camp Nou” duk3e udhëhequr Barcelonën drejt suksesit të parë këtë sezon në La Liga.

Griezmann shënoi dy herë, por pas ndeshjes francezi tha se stilin e golit të dytë e kishte “vjedhur” nga Messi në stërvitje.

“Po, e pashë Leon duke gjuajtur në atë mënyrën në stërvitje dhe e kopjova atë...”, tha Griezmann pas ndeshjes.

Ai u pyet edhe për mënyrën sesi i festoi golat.

“Festimi? Më pëlqeu çfarë bëri LeBron James dhe tentova ta kopjoj atë”, shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat