“Nga titulli te Conte, Icardi, Higuain, Dybala…”; Cassano flet troç për të gjithë

Futboll

“Nga titulli te Conte, Icardi, Higuain, Dybala…”; Cassano flet troç për të gjithë

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:39
Antonio Cassano

“Titullin do ta fitojë Interi”. Ky është parashikimi i Antonio Cassano, bërë në emisionin “Tiki Taka”. Ish-sulmuesi kontravers italian, një tifoz i mirënjohur i zikaltërve, i beson Antonio Conte për këtë objektiv: "Më pëlqen shumë si trajner, i bën lojtarët të japin më të mirën. Jam i bindur se ai do të bëjë shumë mire tek Interi, do t'ia bëjë jetën të vështirë Juventusit. Ai do të fitojë titullin kampion në sezonin e ri. Me atë në stol është si të kesh 15 pikë më shumë".

Problemi kryesor për Interin është vetëm në krahë, sipas Cassano: "E vetmja gjë që nuk më bind mua janë krahët (të jashtmit), por me të vërtetë më pëlqen mbrojtja". Pa e “kafshuar gjuhën”, si zakonisht, ai refuzoi t’i konsideronte Juven dhe Napolin mbi të tjerët: "Juve nuk më bind me Sarrin. Kampionët nuk do ta ndjekin me një orë leksionesh taktike çdo ditë. Napoli mund të luftojë për titullin, është i fortë, por mbase humbet diçka nga vetja në planin afatgjatë. Kjo është arsyeja pse unë nuk jam aq i bindur për suksesin përfundimtar të skuadrës së Ancelottit".

Disa fjalë edhe për situatën e Icardit në merkato: "Juventusi po e pret. Tek Interi askush nuk e dëshiron atë. Ai e di se nuk do të luajë më me fanellën zikaltër. Unë them atë që mendoj, nuk mallkoj askënd. Unë nuk jam këtu në emision për të bërë kukullën. Sipas mendimit tim, nëse qëndron akoma, bën një “autogol” të madh. Do të jetë një gabimi, që flet aq shumë për të".

Vlerësime shumë më të mira për Higuain: "Ai është 32 vjeç dhe ka shënuar më shumë se 350 gola, nuk është 40 vjeç. Gonzalo ka qenë gjithmonë pikë referimi, kudo". Pastaj, një këndvështrim për Dybala te Juventusi: "Ai mund të pretendojë të luajë si sulmues, ose duhet të largohet. Paratici mund të thotë atë që i pëlqen. Ai thotë se Paulo është kampion, por nëse është i tillë, pse nuk e mban, pse e ke nxjerrë në shitje?!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat