Njihuni me presidentin e klubit nga Kosova që ofron banesa si kontrata për futbollistët

Futboll

Njihuni me presidentin e klubit nga Kosova që ofron banesa si kontrata për futbollistët

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 00:58
Arsim Kabashi

Në futbollin e Kosovës klubet në përgjithësi përdorin një taktikë interesante për t’i transferuar futbollistët, veçanërisht ata që vlerësohen si futbollistët më të mirë, të cilët fillimisht kërkojnë një shumë të majme të parave në dorë plus rrogë mujore.

Kryetari i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi i ka ofruar një marrëveshje interesante futbollistëve për t’i bindur që ta veshin fanellën e skuadrës nga Suhareka.

Siç raporton media përmes burimeve të saj ka mësuar se dy futbollistë të FC Ballkanit kanë pranuar që në vend të parave kesh për transferim të marrin banesë në rrethinë të Prishtinës.

Përveç banesës futbollistët paguhen edhe me rrogë, derisa kontrata është dy vjeçare.

Ndryshe, presidenti i Ballkanit Arsim Kabashi është menaxher i një kompanie të njohur ndërtimi në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat