Milan ofron 35 milionë euro për një përforcim të madh nga Juventus

Futboll

Milan ofron 35 milionë euro për një përforcim të madh nga Juventus

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 08:05
Ilustrim

Milan kërkon një përforcim të ri nga Juventus.

Milan ka ringjallur interesimin për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Merih Demiral.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se “Rossonerët” janë hedhur sërish në kërkim të reprezentuesit turk, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Por, marrëveshja e mundshme për Demiral është e lidhur me interesimin e Romës për transferimin e Daniele Ruganit nga Juventus.

Nëse Roma vendos të mos e blejë mbrojtësin italian, Juventus mund të vendosë ta pranojë ofertën e Milanit për Demiral me vlerë prej 35 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat