Palët kanë vlerësuar argjentinasin 25 milionë euro

Futboll

Palët kanë vlerësuar argjentinasin 25 milionë euro

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 10:23
Palët kanë vlerësuar argjentinasin 25 milionë euro

Fiorentina është duke zhvilluar një afat kalimtar të bujshëm dhe pas afrimeve të Boateng e Ribery, është gati të sjellë në Firence edhe mesfushorin argjentinas Rodrigo De Paul.

Ky i fundit është pjesë e Udineses, por u la jashtë ndeshjes me Milanin, pasi friulianët kanë një akord për transferimin e tij në Firence, ndërsa kanë mbetur për t’u diskutuar detajet e operacionit.

Palët kanë vlerësuar argjentinasin 25 milionë euro, të cilat Fiorentina do të mundohet të mos i paguajë të gjitha kesh, por të përfshijë në marrëveshje edhe ndonjë futbollist tjetër, si Giovani Simeone.

Rodrigo De Paul ka bërë paraqitje mjaft të mira me fanellën e Udineses, ndërsa në verë shkëlqeu edhe në Copa America, ku ishte një titullar fiks i kombëtares argjentinase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat