Milani interesohet edhe për lojtarin e Juventusit

Futboll

Milani interesohet edhe për lojtarin e Juventusit

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:25
Milani interesohet edhe për lojtarin e Juventusit

Milani e nisi keq sezonin e ri në Serie A, teksa humbi me rezultatin 1-0 në sfidën hapëse kundër Udinezes, në “Dacia Arena”.

Paraqitja e kuqezinjve nuk iu pëlqeu aspak drejtuesve, të cilët tani po punojnë të përforcojnë skuadrën para mbylljes së merkatos. Sulmuesi i Atletiko Madridit, Angel Korrea, është një prej lojtarëve më të kërkuar nga Milani në këtë merkato, por argjentinasi nuk është lojtari i vetëm që drejtuesit po punojnë ta sjellin në “San Siro”.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sports Italia”, 7 herë kampionët e Europës kanë nisur kontaktet me Juventusin për mbrojtësin Merih Demiral, i cili kaloi këtë merkato te bardhezinjtë. Reparti i mbrojtjes tek “Zonja e Vjetër” është i mbipopulluar, dhe kampionët e Italisë po punojnë të largojnë një nga lojtarët e tyre në atë repart.

Thuhet se kuqezinjtë janë të  gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro për 21-vjeçarin, me shpresën se drejtuesit e Juventusit do ta pranojnë këtë ofertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat