Mësohet gjendja shëndetësore e Sarrit

Futboll

Mësohet gjendja shëndetësore e Sarrit

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 13:30
Mësohet gjendja shëndetësore e Sarrit

Maurizio Sarri nuk mundi të drejtonte Juventusin në ndeshjen e parë të Seria A kundër Parmës për shkak të sëmundjes së pneumonisë, gjë e cila bëri që të zëvendësohej në pankinë nga Martusciello.

Sarri sëfundmi ka dalë në publik dhe mediat italiane njoftojnë se ai po merr masat që të jetë medoemos në ndeshjen e Juventusit kundër ish-skuadrës së tij, Napolit.

Pak ditë më parë, Sarri u detyrua të tërhiqej disa kohë për t'u kuruar për shkak të sëmundjes së pneumonisë, e shkaktuar kryesisht sipas mjekëve edhe nga sasia e madhe e cigareve që ai pi.

Megjithatë, për drejtuesit dhe tifozët e Juventusit tashmë një lajm i mirë, ai do të drejtojë skuadrën kundër Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat