Llorente te Napoli si zëvendësues i Milikut!

Futboll

Llorente te Napoli si zëvendësues i Milikut!

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 18:39
Llorente te Napoli si zëvendësues i Milikut!

Fernando Llorente mund të konsiderohet praktikisht një futbollist i Napolit.

Marrëveshja për kalimin e sulmuesit spanjoll te klubi i kaltër është mbyllur, tashmë pritet vetëm që ish-sulmuesi i Juves të hedhë firmën në kontratë.

Llorente te Napoli do të firmosë për 1 vit me një pagë që kap shifrën e 4 milionë eurove, ndërkohë në rast se arrin të shënojë një numër të caktuar golash flitet për 12, rinovimi i tij do të jetë automatik edhe për një tjetër sezon.

Ky transferim me parametër zero mund të mbyllet para supersfidës Juventus-Napoli të kësaj të shtune. Te Napoli, Llorente do të jetë zëvendësuesi i polakut Milik i cili pritet të rinovojë kontratën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat