Aleksi: Tirana jo më lart se ne

Futboll

Aleksi: Tirana jo më lart se ne

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 10:30
Aleksi: Tirana jo më lart se ne

Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, pas barazimit në sfidën ndaj Tiranës këmbënguli se bardheblutë nuk janë më të fortë se durrsakët.

I kënaqur me barazimin? 

U treguam të nxituar në pasin e fundit. Duhet të jemi më të qetë. Krijojmë lojë, por nxitohemi shumë te pasi i fundit.

Ka ndryshim Tirana nga vjet? Çfarë të bëri përshtypje si kundërshtar?

Tirana m’u duk njësoj. Nuk besoj se Tirana ishte më e fortë nga ne. Ne krijuam më shumë raste se Tirana, pavarësisht traversës.

Do të jeni konkurrentë për titullin kampion?

Është shpejt për titullin. I marrim ndeshjet një nga një. Është detyrim të fitojmë ndaj Luftëtarit në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat