Nadal fiton me lehtësi

Futboll

Nadal fiton me lehtësi

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 11:06
Nadal fiton me lehtësi

Në Nju Jork janë luajtur sot ndeshjet e radhës së raundit të parë të Grand Slamit të US Open.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi me lehtësi 3-0 në sete(6-3, 6-2, 6-2) ndaj australianit John Millman.

Ndeshje e mirë e Nadalit, që në të trija setet pati epërsi në fushë, duke e merituar fitoren.

E papritura më e madhe ishte eliminimi i numrit 4 në botë, austriakut Dominic Thiem, i cili u mund 3-1 nga italiani Thomas Fabbiano (6-4, 3-6, 6-3, 6-2). Një ndeshje e dobët e Thiemit, i cili nuk dha atë që pritej në fushë, duke i thënë shpejt “lamtumirë” turneut.

Në raundin e dytë shkon australiani Nick Kyrgios, që mundi 3-0 në sete tenistin Steve Johnson, ndërkohë që befasi është edhe eliminimi i grekut Stefanos Tsitsipas, të cilin tenisti rusi Andrey Rublev e mundi 3:1 me sete, 6-4, 6-7 (5), 7-6 (9), dhe 7-5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat